Emërohet Bordi i ri i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Emërohet Bordi i ri i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
Qeveria e Kosovës miratoi të hënën, përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Emrat e propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, janë: Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë, Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave, Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve, Agreta Gecaj-Gashi nga SHSKUK-ja dhe Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve.
Që nga marsi i 2022-s, nuk kishte bord funksional.
Ligji për Sigurimin Shëndetësor rregullon përbërjen e bordit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Pjesë e bordit janë përfaqësues të ministrive përkatëse, që Qeveria Hoti i pati deleguar vetë ministrat. Kur pushteti është ndërruar, vendimi për përbërje të Bordit nuk është reviduar, gjë që ka bërë që vendimmarrja të paralizohet.
Fondi po ashtu u kritikua për keqpërdorime, të zbuluara në një seri shkrimesh nga KOHA.
Qeveria shqyrton emërimin e Bordit të Fondit për Sigurime Shëndetësore
Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e saj (e hënë), ku do të shqyrtohen një varg pikash. Ndër to është shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Në një hulumtim prej disa serive, KOHA raportoi gjatë qershorit për keqpërdorimet që janë bërë nga Fondi me pacientët që kërkonin trajtim mjekësor jashtë vendit.
Pos saj, Qeveria ka në rend të ditës edhe ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zbatimin e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mbi 500 raste të dhunës në shkolla, kërkohet shtimi i sigurisë në institucione arsimore

Në opozitë i zbuloi, në pushtet LVV-ja hesht për pikturat e mbuluara në hollin e Kuvendit

Erdhi koha me fitu!

Inflacioni e rrezikon edhe rritjen e normave të interesit të kredive

Dyfishimi i propozuar i tarifës së rrymës rrezikon ngritjen e çmimeve për produkte të tjera

Mehaj: Për një vit e gjysmë janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje armatimi

Përfundon kampanja, organizatorët thonë që kanë garanci se shamia në shkolla do të lejohet

Gjendja në Merdar: Pritje deri në 4 orë për të dalë

Begaj të hënën në Kosovë, destinacioni i parë jashtë Shqipërisë si president

Mbi 2.000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës këtë vit

LDK: Katër ministri nuk e kanë realizuar fare buxhetin për investime kapitale
