Arbëri

Protestuesit në Maqedoni thyejnë xhamat e MPJ-së, Osmanit ia deformojnë emrin

 

Protestuesit në Maqedoninë e Veriut kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup, në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez.

Protesta, e cila ka filluar para objektit të Qeverisë, ka vazhduar më pas tek MPJ, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe gjësende të forta, duke thyer xhamat e përparmë të ministrisë.