Arbëri

Në Parlamentin Evropian dënohet mosliberalizimi i vizave për Kosovën

 

Kosovarët e meritojnë të lëvizin të lirë në Evropë, ka qenë fjalia që më së shumti e kanë përdorur të martën europarlamentarët në raportin për Kosovën, të raportueses Viola Von Cramon.

Në fjalimin e saj Von Cramon ka lavdëruar Kosovën për solidaritetin e plotë me Ukrainën e për zhvillimin e demokracisë. Ajo ka thënë se “qytetarët e Kosovës e meritojnë të jetojnë në një shtet që gëzon respekt ndërkombëtar e perspektivë të qartë të integrimit evropian”.