Protesta e PSD-së është shtyrë

Protesta e PSD-së është shtyrë
Është shtyrë protesta e Partisë Socialdemokrate, e paraparë të mbahej sot me kërkesë shkarkimin e ministrit të Financave, Hekuran Muratit.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se protesta është shtyrë “për një moment të dytë”.
Paralajmërimi për protestë erdhi pas disa deklaratave për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të cilat më pas Murati kishte kërkuar edhe falje.
Molliqaj ka thënë se kërkimfalja nuk mjafton.
“Që ministri Murati ka ndërruar, zor t’i zihet besë. Ajo logjikë nxjerr krye tek vonesa në reagim. E përllogaritur sikur tek statusi për koston financiare të lirisë. Pendesa duket ndryshe dhe pasohet nga veprime konkrete. Test provues më i afërt në kohë do të jetë ligji për pagën minimale... Është presioni i qytetarëve që e detyroi Muratin të përkulet para luftës së UÇK-së. Ai u tërheq. Kjo fitore është e qytetarëve, por është e pamjaftueshme meqë është formale, sa për opinion publik. Është farsë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Partia Socialdemokrate do të vazhdojë me aktivitete në shërbim të dekonstruktimit të kësaj Qeverie anti-UÇK dhe do t’i kundërshtojë pa kompromis të gjitha elementet e saj.
“Mirëpo, për një fitore edhe më të madhe se kjo, ku e vërteta për çlirimin do të ishte e pacenushme, një herë e mirë, duhet një organizim edhe më i fuqishëm. Potenciali është i madh. Organizimi është zgjidhja. Në këtë rrethanë, ne duhet që protestën ta shtyjmë për një moment të dytë. Ditëve në vijim do të njoftoheni për aktivitetet e radhës”, ka përfunduar ai. /ksp
Dorëheqja e ministrit Murati kërkohet me protestë
Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) kërkon dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët e UÇK-së.
Kjo parti do të mbajë një protestë sonte në orën 19:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për shkarkimin e Muratit.
Në një konferencë për media, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj theksoi se kanë parë disa deklarata për të sulmuar dhe denigruar përpjekjen e një populli për çlirim.
“Pasi që ministri Murati nuk po flet lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, është e qartë që për atë që e ka thënë atëherë, vazhdon të ketë mendim të njëjtë, ose po fshihet”, tha ai.
Sipas tij, Qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po e ushqen një qasje kundër UÇK-së.
Ndërsa Natyra Kuqi nga ky subjekt tha se ministri Murati nuk mund të jetë ministër i Kosovës që është çliruar nga UÇK-ja./KP

Ndëshkimet e buta për profesorët plagjiatorë, “jomeritore” për studentët

Mehaj thotë se ka realizuar 77% të aktiviteteve të planifikuara për gjashtë muajt e parë

Komunitetet joshumicë kërkojnë ndaljen e abuzimit me kuota për regjistrim në universitete

Dy foshnja njëjavore mes 41 pacientëve të hospitalizuar shkaku i COVID-19

Shkarkohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore

Mungesa e stafit vështirëson shërbimet në disa reparte të spitaleve të Pejës dhe Gjakovës

ZRRE-ja vendos brenda dy javësh rreth shtrenjtimit të rrymës

Deklarata e Kurtit për rrezik lufte shihet si mesazh për ndërkombëtarët

Punëtorët shëndetësorë njoftojnë Kurtin për sfidat, kryeministri zotohet për bashkëpunim

Demolli-Nimani: Mostransparenca tregon arrogancën e Qeverisë Kurti

Kosova e treta në Ballkan për apartamentet më të shtrenjta
