Arbëri

Për shkak të depërtimit të ujit në klinikë, mbetet jashtë funksionit aparatura e radioterapisë

 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aparatura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit. Kjo për shkak të reshjeve të shumta atmosferike dhe depërtimit të ujit në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë.

Sipas njoftimit, ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të pajisjeve mjekësore të QKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ç‘kyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme.