Arbëri

Vdiq mjeku i njohur, Ali Iljazi

 

Të mërkurën vdiq mjeku i mirënjohur nga Gjakova, Ali Iljazi, ka njoftuar Komuna e Gjakovës, duke e quajtur ikonë të qytetit.

Ai ishte internist/pulmolog për shumë vjet, si dhe humanist. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Sarajevë në vitin 1973 me sukses të shkëlqyeshëm dhe për suksesin e arritur gjatë studimeve u dekorua me “Shenjen e artë të Universitetit të Sarajevës”, si studenti më i dalluar në këtë universitet.