Arbëri

Serbët në veri nuk u besojnë deklaratave të Vuçiqit për “gjakderdhje” e “stuhi” në Kosovë

 

Serbët në veri të Kosovës, të intervistuar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për kthim të targave nga ato ilegale që Serbia i lëshon në emër të qyteteve të Kosovës në RKS, kanë thënë se nuk besojnë në atë që thotë presidenti i vendit fqinj, Aleksandar Vuçiq, se “do të ketë gjakderdhje” dhe “stuhi të re”, referencë për aksionin e Kroacisë për çlirim të tokave nga forcat serbe më 1995.

Intervistat e kryera nga “Kossev”, tregojnë serbët që në shumicë nuk besojnë se do të ketë trazira, që tash e sa kohë i paralajmëron Vuçiqi “nëse Prishtina zyrtare nuk ndërron qëndrim”.