Arbëri

Vdiq mjekja e përgjithshme, Azijada Jamini

 

Ka vdekur mjekja e përgjithshme, Azijada Jamini, ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës të martën. Sipas njoftimit, Jamini ishte e specializuar në fushën e mjekësisë së përgjithshme.

OMK-ja ka njoftuar se Jamini në vitin 1985 kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Tuzllë të Bosnjë-Hercegovinës.