Arbëri

Parashikimi i motit: Ngritje të temperaturave maksimale

Foto: Koha / ilustrim
 

Rritje e lehtë e temperaturave maksimale në vend parashihet të ketë të enjten, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Në parashikimin për dy ditët e fundit, IHMK-ja ka thënë se maksimalet do të shënojnë rritje, ndërsa minimalet do të vazhdojnë të mbesin të njëjta. Netët do të jenë të freskëte me temperatura nën mesataren e korrikut.