Arbëri

Kamberi ia prezanton Vuçiqit kërkesat për shqiptarët

Foto: Tanjug
 

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se i ka paraqitur tri kërkesa në takimin që ka pasur të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konsultat për krijimin e qeverisë së re.

“Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim, ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam presidentit të Republikës së Serbisë”, ka thënë Kamberi në një shkrim në Facebook.