Arbëri

Votohet në parim Byroja për konfiskimin e pasurisë, opozita s’e mbështet

Foto: Driton Paqarada / KOHA
 

Opozita nuk e ka mbështetur Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ndonëse kjo pikë ka kaluar me mbështetjen e deputetëve të pushtetit me 58 vota për, 3 abstenime nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deputetët Bekim Arifi dhe Daorsa Kica-Xhelili.

Shefi i GP të LDK-së, Arbeni Gashi ka propozuar që projektligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, të mos votohet pa pasur gjithpërfshirje.