1 perditesime
Arbëri

Deputetët mblidhen më 21 korrik për seancën e radhës

Deputetët mblidhen më 21 korrik për seancën e radhës
10:31

Deputetët mblidhen më 21 korrik për seancën e radhës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 21 korrik do të mblidhen në dy seanca ku do të mbahet debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën të iniciuar nga AAK-ja, kurse do të shqyrtohet edhe mocioni i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për rezolutën e cila do të merret me masat që Qeveria do t’i ndërmarrë për ballafaqim me rritje të çmimeve.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se seanca e parë e cila do të nis në orën 10:00 dhe se në të do të shqyrtohen pikat e patrajtuara nga seanca që u mbajt dje.

“Dita e enjte më datën 21 korrik të jetë ditë në të cilën mbahet vazhdimi i seancës me pikat e patrajtuara nga seanca e ditës së djeshme dhe gjithashtu hapet edhe një seancë e re. Seanca e parë fillon prej orës 10:00, seanca tjetër menjëherë pas me trajtimin e disa pikave… Do të mbahet debati parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE për Kosovën si dhe gjithashtu pikë e rendit të ditës do të jetë mocioni përmbajtjesor i propozuar nga LVV për adresimin e rezolutës e cila do të merret me masat që do t’i ndërmerr Qeveria për ballafaqimin me rritjen e çmimeve. Shtesë kësaj ka një dakordim në parim të grupeve parlamentare për mbështetje të mocionit procedural për shqyrtimin e Projektligjit për Marrëveshjen e bashkëpunimin për studimin e fizibilitetit të projekt idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë“, tha ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit u shpreh se në seancën e ardhshme do të propozojnë një rezolutë për mosliberalizim të vizave.

“Si grup parlamentar ne kemi kërkuar një debat në Kuvend që lidhet drejtpërdrejt me diskriminimin dhe me padrejtësinë e madhe që i bëjnë qytetarëve të Kosovës atë për liberalizim të vizave këtë e kemi caktuar do të prezantojmë një rezolutë të cilën e dërgojmë tek grupet parlamentare në mënyrë që Kuvendi ta adresojë këtë çështje në instancën për të lartë. Ajo çka shohim nga kjo qeveri është një mungesë serioze e vizionit dhe përkushtimin për të adresuar agjendën evropiane dhe në këtë rast edhe për të ngritur një çështje në instancën më të lartë pse të mos ketë një rezolutë Kuvendi i Kosovës për liberalizim kur ka rezolutë të Parlamentit Evropian që mbështet të drejtën tonë për liberalizim”, tha ai.

Deputeti i AAK-së u shpreh se përkundër rritjes së madhe të çmimeve të produkteve esenciale Qeveria është inekzitente.

“Ekonomia e Kosovës është para kolapsit çmimet janë ngritur në nivelin me të lartë të mundshëm, ndërsa veprimi i Qeverisë është inekzistente, si me çështjet e produkteve bazike po ashtu edhe me çështjet tjera dhe do të shohim e cila do të propozohet në Kuvend të kërkohet nga Qeveria të ketë një tavan të çmimeve për shkak se situata është rënduar aq shumë sa jo vetëm njerëzit që janë të varfër, por sot varfërimi më i madh shtresën e mesme.....Ne do ta diskutojmë fillimisht të shohim se çka është ajo rezolutë por kërkesa jonë ka qenë e kamotshme e para disa muajve që të vendosen veprime nga Qeveria kjo ka mund të ndodh shumë më herët”, u shpreh Tahiri./ KP

10:00

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në rend të ditës janë 12 pika, ndër to edhe përgatitjet pë seancën plenare. 

Pikat e shqyrtimit: 

II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-154 për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe Projekt – Idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”,

5. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,

9. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,

10. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,

11. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

12. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.