Arbëri

Bislimi: Opozita nuk përfiton duke i paraqitur sukseset e Qeverisë si dështim

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, deklaroi se partitë opozitare nuk përfitojnë duke i paraqitur, sipas tij, sukseset e Qeverisë si dështim para Bashkimit Evropian.

Ai tha në Komisionin për Integrime Evropiane të hënën, se deklarimet e opozitës “duken keq në rrafshin ndërkombëtar”, duke theksuar se ajo që është bërë në procesin e dialogut, sipas tij, është shumë më e mirë se në vitet e kaluara.