Arbëri

Bideni mirëpret hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë, presidenti Joe Biden e ka konsideruar këtë veprim hap të rëndësishëm të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik.