Arbëri

“Gjaku i prishur” me fakte për dallaveret e klinikës ku kërkojnë mjekim edhe kosovarët

 

Dokumentari që dridhi Maqedoninë e Veriut, por që ngjalli edhe shumë interes në Kosovë, “Gjaku i prishur”, është transmetuar të enjten mbrëma në KTV.

Dokumentari është një hulumtim i kryer nga “Investigative Reporting Lab” dhe ka të bëjë me një prej klinikave më të mëdha private në Maqedoni të Veriut dhe një prej adresave më të shpeshta për pacientët kosovarë që kërkojnë shërim jashtë vendit, “Zhan Mitrev”.