Arbëri

Prizreni e Deçani i dalin në ndihmë Prishtinës me kamionë për mbeturina

 

Kompanitë Rajonale të Mbeturinave, “Ekoregjioni” në Prizren dhe “Higjiena” në Deçan, ia kanë dhuruar nga një kamion Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë për t’i dalë në ndihmë me grumbullimin e mbeturinave.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Asociacionit të Kompanive Publike për Menaxhim Mbeturinash (PAMKOS), të premten është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes “Ekoregjionit” dhe “Pastrimit” për shfrytëzim të përkohshëm të një kamioni.