Arbëri

Prokuroria ndryshon akuzën në rastin “Stenta 1”: Dëmi s’ishte 4 milionë e gjysmë, por 11 mijë euro

 

Në fjalën përfundimtare për rastin e njohur si “Stenta 1”, prokuroria të premten ka bërë ndryshimin e dispozitivit të aktakuzës duke e ulur vlerën e dëmit prej mbi 4 milionë e gjysmë sa ishte më parë në aktakuzë, në 11 mijë e 450 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish-sekretarit të kësaj ministrie, Gani Shabani të akuzuar për korrupsion.