Arbëri

Vulin: SHBA-ja ta bindë Kosovën për një zgjidhje

 

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi më 1 gusht se “muaji i ardhshëm duhet të shfrytëzohet për marrëveshje dhe diplomaci”, teksa komentoi bllokadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme serbe, Vulin porositi serbët në Kosovë se “nuk duhet t’i besojnë Prishtinës dhe duhet t’i besojnë Serbisë së tyre dhe presidentit Aleksandar Vuçiq”.