Arbëri

BE: Po e përcjellim me shqetësim situatën në veri të Kosovës

 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano, ka thënë të hënën në një konferencë shtypi në Bruksel, se BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës.

Ai ka kërkuar që të ndërpritet menjëherë çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes.