Arbëri

Lista Serbe i reagon Hovenierit për Radojiçiqin: Mos bëj vlerësime paushall

 

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, për nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojiçiq, se ka lidhje me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin.

Kjo parti ka hedhur poshtë këtë deklaratë të ambasadorit amerikan, duke kërkuar nga ai të paraqesë prova të qarta për deklaratat e tij dhe jo të bëjë vlerësime “paushall”.