Arbëri

I refuzohet ankesa, Specialja ia vazhdon paraburgimin Selimit

 

Mbrojtja e ish-deputetit, Rexhep Selimi, ka ankimuar në Gjykatë të Apelit, vendimin e gjykatësit paraprak, me anë të së cilit këtij të fundit i ishte vazhduar paraburgimi, mirëpo paneli i Apelit ka refuzuar ankesën e tyre.

Sipas vendimit, në Apel, Selimi zhvillon dy baza ankimore që konsistojnë në gabimet e supozuara të ligjit dhe fakteve, si dhe në keqpërdorimin e pretenduar të diskrecionit të kryer nga gjyqtari i procedurës paraprake.