Arbëri

Kurti takon Kajarin, kërkon përcjelljen e mesazheve të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri

Albin Kurti me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Ferenc Kajari. Kurti në takim ma theksuar rëndësinë e përcjelljes së mesazheve të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri.

“Bashkëpunimi i afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), përbrenda mandateve që kanë, ishin në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe komandantit të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári. U ritheksua rëndësia e KFOR-it në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it. Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e përcjelljes së mesazheve të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.