Arbëri

Serbia vazhdon t’i rehabilitojë kriminelët e luftës në pozita të larta

Foto: Tanjug
 

Shteti që pretendon anëtarësimin në Bashkimin Evropian vazhdon t’i rehabilitojë gjeneralët serbë, nën përgjegjësinë e të cilëve kanë ndodhur krime gjatë luftës në Kosovë dhe në hapësirat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Së fundi, Bozhidar Deliq, gjenerali në pension që ka udhëhequr një brigadë gjatë luftës në Kosovë, ku ndodhën krimet më të rënda kundër shqiptarëve, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.