1 perditesime
Arbëri

Mehaj thotë se ka realizuar 77% të aktiviteteve të planifikuara për gjashtë muajt e parë

Mehaj thotë se ka realizuar 77% të aktiviteteve të planifikuara për gjashtë muajt e parë
22:10

Mehaj thotë se ka realizuar 77% të aktiviteteve të planifikuara për gjashtë muajt e parë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka publikuar shifrat për aktivitetet e kryera nga Ministria e tij gjatë periudhës janar – qershor 2022. Ai pretendon se ka realizuar 77 për qind të planit të punës.

Ministria e Mbrojtjes u kritikua për mostransparencë nga Lëvizja FOL, e cila njoftoi se ishte e vetmja Ministri që nuk iu kishte përgjigjur pyetësorit për aktivitetet e realizuara në gjashtë muajt e parë. Muja më vonë paralajmëroi masa për përgjegjësit brenda stafit të tij.

Sipas Mehajt, MM-ja ka realizuar 106 nga 137 aktivitete të planifikuara.

“Pra, gjatë periudhës janar-qershor 2022, janë realizuar 106 aktivitete nga 137 të planifikuara. Megjithatë, ne do të punojmë që efikasiteti të rritet edhe më shumë. Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ne mbetemi të përkushtuar që atë ta ngritim në nivelin më të lartë. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e hapur për publikun për çdo gjë që lejohet të ketë çasje publiku, përjashto informatat e klasifikuara”, ka shkruar ai në Facebook.

20:31

Mehaj kritikon stafin e tij për mostransparencë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për kërkesën e Lëvizjes FOL që nuk mori përgjigje për aktivitetet e realizuara nga kjo Ministri për periudhën janar – qershor 2022 dhe ka paralajmëruar masa për përgjegjësit brenda stafit të tij. 

Lëvizja FOL publikoi të martën monitorimin e Planit Strategjik Operacional (PSO) të Qeverisë për periudhën janar – qershor 2022 të 15 ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit. Nga 2063 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar vetëm 983 aktivitete.

E vetmja ishte Ministria e Mbrojtjes që kishte zero për qind të aktiviteteve të realizuara, pasi sipas njoftimit të Lëvizjes FOL, nuk kishte kthyer përgjigje për ta plotësuar pyetësorë.

“Tani u informova që Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Zyra për Marrëdhenie me Publikun, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga organizata FOL, lidhur me realizimin e planit të punës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo gjë është e pa pranueshme dhe në kundërshtim me praktikat e transparencës dhe llogaridhënies që i kemi instaluar që nga ardhja në qeverisje”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj ka shtuar se menjëherë ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm të trajtohet kjo çështje dhe të merren masa përkitazi me përgjegjësitë që i takojnë.

“Përgjigjet në pyetjet e drejtuara nga organizata, do t'i keni të publikuara shumë shpejt”, ka shkruar tutje ai.