Arbëri

Gërvalla dhe Rohde nënshkruajnë marrëveshje për varret e gjermanëve të vrarë në luftëra

Gërvalla dhe Rohde nënshkruajnë marrëveshje për varret e gjermanëve të vrarë në luftëra
 

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshje për varret e gjermanëve të vrarë në luftëra, e të cilat ndodhen në Kosovë.

Rohde ka shkruar në Twitter se me anë të kësaj marrëveshjeje, i lejohet Volksbundit të sigurohet për mirëmbajtjen dhe kujdesin e këtyre varreve.