Arbëri

Kurti: Ne jemi të palëkundur por marrëveshja varet nga pala serbe

 

Kryeministri Albin Kurti duke komentuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet më 18 gusht në Bruksel, ka thënë se dialogu duhet të jetë për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë me njohje reciproke.

Kurti theksoi se marrëveshja varet nga pala serbe, pasi sipas tij, ajo e Kosovës është e gatshme dhe e palëkundur për njohje reciproke.