Arbëri

Murati: Argumenti se Qeveria nuk po e mbështet ekonominë s’qëndron

Minisfri i Financave, Hekuran Murati ne konference per media
 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se pagesat nga buxheti i shtetit për periudhën e parë 6-mujore të këtij viti, janë 1 miliardë e 38 milionë euro, më e larta ndonjëherë.

Murati ka shkruar në Facebook se me taksat që mbledh dhe rishpërndan, shteti është një kontribues i rëndësishëm në ekonominë e vendit.