Arbëri

MPJ: Jemi në proces të vlerësimit për zgjerimin e rrjetit të atasheve ushtarakë

Foto ilustrim
 

Kosova aktualisht përfaqësohet me atashe ushtarakë në vetëm shtatë shtete në botë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se janë në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjetur formën më të mirë të zgjerimit të rrjetit të atasheve të mbrojtjes. Njohës të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë vlerësojnë se Kosova duhet të jetë e përfaqësuar me atashe ushtarakë në të gjitha vendet anëtare të NATO-s me të cilat ka marrëveshje bilaterale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Turqia, Kroacia dhe Shqipëria janë shtetet ku Kosova ka të dërguar atashe të mbrojtjes.