Arbëri

Rusisë nuk po i pëlqen neutraliteti i Serbisë

 

Gazeta ruse Kommersant e ka vlerësuar si dyfytyrësi deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, se vendit të tij nuk i duhet bazë ushtarake e asnjë shteti, shkruan “Danas” të hënën.

Këtë, gazeta e ka përceptuar si synim të Vuçiqit për të mos shtyrë para temën e ndërtimit të një baze ushtarake ruse në Serbi dhe në të njëjtën kohë për të mos prishur marrëdhëniet me Moskën.