Arbëri

Escobari përsërit se Asociacioni duhet të krijohet në përputhje me Kushtetutën

 

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se dialogu është në duart e Bashkimit Evropian dhe se duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme nga Kosova dhe Serbia që të arrihet stabilitet afatgjat.

“Duhet të mbetet në duart e Evropës. E ardhmja e të dyja këtyre shteteve është në Evropë, kështu që Evropa po merr drejtimin, por e ka mbështetjen e plotë të Administratës amerikane. Duhet të shikojmë për zgjidhje që janë të pranueshme nga të dyja shtetet, që çojnë në normalizim dhe në stabilitet afatgjatë”, tha Escobar në Bruksel.