Arbëri

Vuçiqi: Shpresojmë që brenda 10 ditëve të kemi zgjidhje të pranueshme

Foto: Associated Press/AP
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të dielën se në 10 ditët e ardhshme shpreson të arrihet një zgjidhje e pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, transmeton mediumi serb Danas.

Pas takimit me krerët e serbëve të veriut, Vuçiq tha para mediave se nuk do të ketë kolona refugjatësh dhe se “do ta shpëtojnë popullin nga pogromet dhe persekutimet”.