Arbëri

Daçiqi për takimin e Vuçiqit me serbët e Kosovës: S’ka çështje më të rëndësishme këto ditë në Serbi

 

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se i jep mbështetje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për qëndrimet që i ka shprehur të dielën në takimin me përfaqësuesit e serbëve të veriut, shkroi Tanjug.

Daçiqi u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Serbi që, siç është shprehur ai, të forcojnë dhe të mos shkatërrojnë unitetin dhe stabilitetin politik.