Arbëri

SHBA-ja demonstron mbështetjen për Ballkanin me një xhiro të bombarduesve B-52H

Aeroplani B-52H Stratofortress mund të transportojë edhe armë bërthamore
 

Forca ajrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se dy aeroplanë bombardues Stratofortress të skuadriljes 23 që operojnë në bazën RAF Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, do të kryejnë të hënën një fluturim në kuotë të ulët në disa vende të Evropës Juglindore, njoftoi A2News.

Në njoftim bëhet me dije se qëllimi i këtij fluturimi është të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Evropën Juglindore.