Arbëri

Senatorët amerikanë me iniciativë ligjore për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

Foto: Associated Press/AP
 

Senatorët amerikanë, Chris Van Hollen, Jeanne Shaheen dhe Roger Wicker, kanë nisur një iniciativë në përpilimin e një legjislacioni për shtete e Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin e publikuar më 4 gusht në uebfaqen zyrtare të senatorit demokrat, Chris Van Hollen, thuhet se legjislacioni do të përfshijë zhvillimin ekonomik nëpërmjet iniciativave për infrastrukturën, tregtinë dhe luftën ndaj korrupsionit.