Arbëri

Krasniqi: Kjo mendësi qeverisëse paraqet skenar ogurzi për Kosovën

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga çdo përpjekje serioze për ta ndihmuar vendin që ta përballojë krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet.

Ai në një postim në Facebook të martën, ka thënë se në vend të kësaj, Qeveria më tepër duket e përcaktuar për një fushatë informuese me të cilën synon t’i njoftojë qytetarët se sa i rëndë do të jetë dimri që po vjen.