Arbëri

Ibrahimi për paditë ndaj dy ministrive: Vlera e dëmit ndaj komunave është 35 milionë euro

 

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se paditë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë për shkak të zbatimit të kontratave kolektive, janë ngritur për pasi barra financiare i ka rënë komunave.

Në një intervistë për emisionin 60 Minuta në KTV, Ibrahimi ka thënë se vlera e dëmit ndaj komunave ka arritur në 35 milionë euro.