Arbëri

“Vijesti”: Klani “Dreshaj” nga Tuzi funksionon ndryshe nga grupet kriminale në Mal të Zi

Leon Dreshaj (Foto: Vijesti)
 

Podgoricë (Vijesti) - Klani i drejtuar nga vëllezërit Leon (50 vjeç) dhe Viktor Dreshaj (54), është një grup i mbyllur kriminal që nuk rekruton anëtarë të rinj, shkruhet ndër të tjera, në të dhënat sekrete të sektorit të sigurisë të Malit të Zi.

Sipas informacioneve nga ato qarqe, grupi i organizuar kriminal "Dreshaj" në atë kontekst vepron sipas parimeve krejtësisht të kundërta në krahasim me nëntë klanet e tjera malaziase, të cilat pranojnë anëtarë pothuajse çdo ditë.