Arbëri

Baliqi: BE-ja s’është e interesuar për zgjidhje të qëndrueshme nga dialogu

 

Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për zgjidhje të qëndrueshme si rezultat i dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë Bekim Baliqi, profesor i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

Baliqi ka thënë të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, se BE-ja është e interesuar vetëm që të mos krijohet konflikt mes Kosovës e Serbisë.