Arbëri

PDK-ja kritikon Kurtin për mostransparencë lidhur me dialogun

Foto: KOHA
 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mostransparencë lidhur me dialogun.

Krasniqi ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook të mërkurën, se është takuar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilëve u ka shprehur qëndrimin e partisë së tij në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës.