Arbëri

Vuçiqi përsërit frazën se “Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë”

 

Presidenti Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur frazën se “Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë” edhe pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi u zhvillua të enjten pasdite në Beograd, ndërkohë Vuçiqi ka paralajmëruar një takim tjetër në orën 22:00.