Arbëri

Vuçiq: Arritëm të nxjerrim më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën se Serbia ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën, duke shtuar se marrëveshja për dokumentet është një ujdi verbale.

Pasi vëzhgoi stërvitjen e përbashkët të policisë dhe ushtrisë në poligonin Pasullanksa Livada, Vuçiq u tha gazetarëve se marrëveshja për dokumentet e hyrje-daljes është verbale sepse është marrëveshje e nënshkruar më 2011, në kuadër të dialogut në Bruksel.