Arbëri

Analizë e dënimeve: Një vit burgim dhunuesit të vajzës 11-vjeçare të gruas, vite më vonë dhunoi renë

 

Gjykatat në Kosovë shqiptojnë dënime të buta për trafikantët e vajzave të mitura, dhunuesit recidivistë dhe sulmuesit seksualë. KOHA ka analizuar disa nga aktgjykimet e nxjerra muajt e fundit. Një 21-vjeçare, në muajin e pestë të shtatzënisë është dhunuar nga vjehrri i saj, i cili në vitin 2017 ishte dënuar me 1 vit burg për dhunimin e vajzës 11 vjeçe të gruas së tij. Një vrasës që është në mbajtje të dënimit, tek sivjet është dënuar me vetëm 6 muaj burg, për trafikimin e një të miture një dekadë më parë, e një burrë është dënuar me kusht, ani se kishte tentuar ta dhunonte një vajzë.

Aktgjykimet e nxjerra vetëm për 3 muaj në Gjykatat Themelore anembanë Kosovës flasin për dënime të buta e shpesh edhe me kusht për dhunuesit e vajzave të mitura.

KOHA ka analizuar disa të tilla.