Arbëri

Ibrahimi thotë se ka informata që janë ekzekutuar pagat që u ndaluan

 

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se ka marrë informatë se pagat që u ndaluan nga Qeveria e Kosovës për grevistët në sektorin publik, janë ekzekutuar pasditen e së premtes dhe do të dalin në xhirollogari të hënën.

Në Interaktiv të KTV-së, Ibrahimi ka thënë se këtë informatë e ka marrë si të konfirmuar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.