Arbëri

Hill do të dëshironte të shihte Kosovën pjesë të “Ballkanit të Hapur”

 

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Chistropher Hill, ka thënë se do të dëshironte të shihte edhe Kosovën e Bosnjë-Hercegovinën pjesë të nismës “Ballkani i Hapur”.

Ai gjatë një fjalimi në një ngjarje të Këshillit Atlantik, tha se nuk është e vërtetë se Serbia dëshiron të dominojë rajonin përmes kësaj nisme, përcjell portali “N1” të mërkurën.