Arbëri

Diplomatët iranianë djegin dokumentet para se të largohen nga Tirana

 

Diplomatët iranianë dogjën dokumentet në ambasadën në Tiranë herët në mëngjesin e së enjtes, disa orë para se të largoheshin nga vendi pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të një sulmi kibernetik, raporton Reuters.

Në një fjalim të mërkurën, kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se kishte urdhëruar diplomatët dhe stafin iranian ta mbyllnin ambasadën dhe të largoheshin nga vendi brenda 24 orëve.