Arbëri

Vuçiqi thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shtunën, Kosova temë kryesore

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën në orën 08:00, sipas “Novosti”.

Ky organ do të takohet menjëherë pas takimit të kreut të Serbisë me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, por edhe me të dërguarin special të Berlinit dhe Parisit, Jens Plotner respektivisht Emmanuel Bonne.