Arbëri

Palokaj pret të rritet presioni në dialog: Kosova s’ka mundësi ta evitojë asociacionin

Foto: KTV
 

Augustin Palokaj, korrespodent i KOHËS në Bruksel, ka deklaruar se vizita e planifikuar e zyrtarëve të Gjermanisë e të Francës në Kosovë për të premten, është mesazh për shtim të presion në dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë të enjten në Interaktiv të KTV-së se zyrtarët e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe të presidentit francez Emmanuel Macron, pritet ta fusin dialogun në një fazë të re. Palokaj ka vlerësuar se Kosova nuk do të ketë mundësi ta evitojë formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi një gjë e tillë ishte nënshkruar në Bruksel.