Arbëri

Lista Serbe për patrullimet e policisë së Kosovës në Ujman: S’do ta dominoni veriun asnjëherë

 

Lista Serbe ka deklaruar të premten se përpjekja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, nuk do të mund ta frikësojnë popullin serb përmes udhëtimeve në liqenin e Ujmanit në veri.

Përmes një komunikate për media, kjo listë ka ftuar varësit e Kurtit që të mendojnë mirë para se t’i mbështesin aktivitetet policore atje, të cilat i ka quajtur të paligshme.