Arbëri

Avokati i Thaçit: Duhet të refuzohen dokumentet që ZPS-ja i merr nga Serbia

 

Fillimi i procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve po vonohet për shkak të prokurorisë e cila nuk po i ofron mbrojtjes të gjitha provat shfajësuese, tha avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe.

Kehoe vlerësoi se gjykata duhet t’i refuzojë dokumentet që Zyra e Prokurorit të Specializuar i merr nga Serbia, derisa thekson se e kjo e fundit ka qenë historikisht e përfshirë në fabrikimin e dëshmive dhe dëshmitarëve.