Arbëri

Vuçiq: I gatshëm për kompromis, s’do të ketë njohje të Kosovës

 

Nuk do të ketë njohje të Kosovës, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në nisjen e takimit me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e liderëve të Gjermanisë dhe Francës, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.

“Bashkëbisedim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Jam duke biseduar aktualisht me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Francës dhe Gjermanisë, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner. Gjithmonë i gatshëm për zgjidhje kompromisi, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. S’ka dorëzim. Rroftë Serbia!” ka thënë Vuçiqi në një njoftim në Instagram.